News

Gjeni 6 këshilla të rëndësishme që shërbimi i internetit me WiFi të jetë sa më i mirë:

🌐 WiFi nuk ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm në shtëpitë e zyrat tona, sepse ne shtojmë pajisje smart në rrjetin tonë dhe punojmë në internet kudo. Gjeni 6 këshilla të rëndësishme që shërbimi i internetit me WiFi të jetë sa më i mirë:

1. Përdor një kabull
Lidhja më e mirë e internetit është ende me kabuj, pasi është më e qëndrueshme. Kur keni pajisje që janë pranë routerit, lidheni direkt me rrjetin tuaj me kabull interneti. Pajisjet që përdor Abissnet janë vetëm çertifikim prodhimi CE. Avantazh i tyre përpos cilësisë së prodhimit është siguria në rrjet dhe navigim i sigurtë në internet.

2. Pozicionimi i routerit në ambient 🏠
Vendoseni routerin në vendin ideal, sa më afër me pajisjet që përdorin WiFi.
Mos e vendosni atë në sirtar apo dollap, pasi muret, dollapet, pajisjet elektrike dhe elektronike e pengojnë sinjalin e WiFi dhe e dobësojnë atë.
Rezultati: Interneti në pajisjen tuaj vjen i dobët!

3. Shmangni pajisjet e tjera
Pajisjet Wireless lidhen duke përdorur frekuencën 2.4 GHz. Pajisje të tjera përdorin këtë frekuencë si: mikrovala, pajisjet bluetooth, telefonat pa kordë, mikrofonat, kamerat, etj.
Mbajeni ruterin larg tyre dhe mbani në mendje që sinjali duhet të mos ketë pengesa nga routeri deri në pikën ku doni shërbimin wireless.

4. Përdorni Frekuencë tjetër 🔊
Shumica e routerave dhe pajisjeve sot janë ” dual band”dhe punojnë në dy breza frekuencash: 2.4 Ghz ose 5 Ghz. Proçesi i lidhjes është automatik, routeri juaj punon në kanalin më të mirë për performancë dhe stabilitet. Banda 5 GHz ka më pak interferenca në WiFi dhe arrin shpejtësi më të larta, por ka rreze më të vogel mbulimi.

5. Largoni pajisjet e lidhura me routerin
Sa pajisje janë të lidhura në rrjetin WiFi të shtëpisë ose zyrës tuaj?
Mos lidhni pajisje me wireless! Çaktivizoni lidhjen e tyre automatike me routerin! Ato mund të përdorin një pjesë të madhe të internetit tuaj, shpesh pa e ditur as ju.

6. Jepni një “boost” WiFi-t tuaj 💥
Ka shumë mjete dhe pajisje që mund të përdorni për t’i dhënë WiFi-it tuaj ndihmë!
Mund të përdorni përforcues wirelessi për mbulim më të mirë. Pajisjet që vendosen nga teknikët e Abissnet aksesohen nga qendra e monitorimit dhe kjo mundëson konfigurimin automatik, suport më të shpejtë dhe reagim të menjëhershëm!

Leave a Reply