News, Personal

Ne e dimë se çfarë do të thotë “pastrim me themel i shtëpise”?

A e dini se kështu veprohet edhe në botën dixhitale?

Gjeni 5 këshilla që të keni “jetë dixhitale” të lumtur dhe të pabezdisur: 🌐
1. Kush dhe çfarë është lidhur në rrjetin tuaj?
Mund të jenë paisjet e miqve, familjes, fqinjëve, klientëve ose kolegëve të lidhura në rrjetin tuaj. Pastroni gjithçka nga këto! ✅
Futuni në ruter dhe shikoni paisjet e lidhura. Largoni të gjitha ato që nuk i njihni dhe lini ato që ju keni tuajat. Nëse keni vizitorë, bëni një rrjet wifi për ta: Kur ata vijnë tek ju, ju mund t’i jepni detajet e WiFi Guest dhe mund ta bëni që faqa juaj e web-it tu shfaqet e para. Kërkojani teknikëve tanë kur vinë në ambjentin tuaj të punës t’ju ndihmojnë për sa më lart. 🧑🏼‍💻

2. Si menaxhohen password-et? 👁️‍🗨️
Passwordet tuaja nuk duhet të jenë të dobëta, të lehta për tu përcjelle nga njeri tek tjetri. Sigurohuni që: Paswordet janë të gjata, komplekse, unike, dhe ti mbajë dikush që i mban të sigurta.

3. Çfarë ke në desktop? 🖥️
Pastroni nga PC, laptopi apo celulari programet, file dhe foldera që nuk i përdorni, sepse këto bëjnë që programet, files dhe folderat që ju duhen, ti gjeni me vështirësi dhe ti përdorni gjithashtu. Harxhoni pak kohë që të kontrolloni gjithçka që keni instaluar në paisjet tuaja. Fshini gjithçka çfarë nuk ju duhet. Vendosni më të nevojshmet për ju tek taskbar.

4. Për çfarë po paguani? 💰
Nëse keni bëre abonime tek Netflix apo softe pune me pagese, nëse nuk po i përdorni, bëni “pause”. Mbani në sy se çfarë ju paguani në mënyrë të vazhdueshme, sepse lekët nga karta juaj ikin pa e kuptuar.

5. Për çfarë keni realisht nevojë 💡
Pyesni veten se çfarë mund të përballojë lidhja juaj e internetit! Nëse ju punoni nga shtëpia ose punoni në VPN të caktuara, ose jeni i dhënë pas filmave streaming 4K, ju po përdorni shërbime cloud me tepër se zakonisht dhe lidhja juaj e internetit nuk mjafton. Nëse ju duhet Upgrade pakete, shikoni paketat tona të internetit Abissnet. Mos u ankoni për shërbimin, por merrni paketën e duhur

Leave a Reply